Sulm me bombë kundër të krishterëve në Nigeri

Një shpërthim i një makine bombë vrau të paktën 18 persona në qytetin verior të Kadunës, në Nigeri.
Lajmi u konfirmua nga burime zyrtare. Shpërthimi ndodhi në një lagje tregtare të krishtere, në momentin që lëvizja ishte në kulmin e saj.
Krahina është vendosur në qendër të disa konflikteve fetare së fundmi, të cilat i kanë kushtuar jetën me qindra banorëve.
Ndonëse nuk ka ende një autorësi për këtë ngjarje, besohet se është grupi terrorist “Boko Harram” ai që fshihet pas shpërthimit.
Sulmi ka ardhur në ditën e Pashkëve, ndërsa ditët e rëndësishme të kalendarit të krishterë janë bërë shpesh të përgjakshme në vendin më të populluar afrikan.
Më parë, gjatë Krishtlindjeve, organizata terroriste me lidhje të ngushta me Al-Qaedën, organizoi disa atentate të sinkronizuara në kisha gjatë mbajtjes së shërbesa fetare, duke shkaktuar qindra të vdekur.