E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mourinho dhe sjelljet prej diktatori

Jose Murinjo i ka paralajmëruar lojtarët se korrektësia do të jetë kërkesa e tij kryesore këtë sezon në “Stamford Bridge”. Në një mesazh të fortë për skuadrën, trajneri portugez ka vendosur një sërë rregullash të forta për përpikërinë dhe ka kërcënuar se do të ndëshkojë këdo, pa bërë asnjë dallim.

Në krye të urdhëresave të 50-vjeçarit është pa dyshim ndëshkimi për këdo që guxon të paraqitet vonë në stërvitje, ndërsa ai u ka premtuar lojtarëve se ndryshe nga Benitezi, do ta bëjë çdo seancë stërvitore argëtuese duke mos rënë në monotoni.

Një burim brenda klubit tha për “Mirror” se kapiteni Terry, zv/kapiteni Lampard dhe senatorët e tjerë, Cech apo Cole, nuk do të tolerohen nëse nuk vijnë në kohë, ashtu siç ndodh me lojtarët e rinj. /indeksonline/ 

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›