Suarez në humor, nuk ankohet,"burrë" tregohet

Luis Suarez dhe skuadra e Liverpoolit kanë vendosur që të mos ankohen për dënimin 10 ndeshje moslojë pas kafshimit që i bëri serbit Ivanovic.
Lojtari më i mirë në Premierligë deri në javën e kaluar, ka thënë se do të përmirësoj sjelljet e tij por se nuk arrinë ta kuptoj Federatën për dënimet që i jep. Suarez sot ishte në stërvitje duke qenë gjatë gjithë kohës i buzëqeshur e në humor.
"Ndihem keq për incidentin që kam shkaktuar. Unë shpresoj se të gjithë njerëzit që i kam fyer në Liverpool me gjestin tim, do të më falin. Të gjithë më kanë ndihmuar për të përmirësuar sjelljet e mija. Tani për tani unë dua të përqëndrohem vetëm këtu për tu bërë futbollist më i mirë brenda dhe jashtë fushës. Dua të i'u tregoj se unë e kam pranuar dënimin prej 10 ndeshjes dhe nuk do të ankohem.
Nuk do të ankohem sepse veprimi im është i papranueshëm në futboll dhe nuk dua të jap përshtyjen e gabuar duke bërë apel. Por unë nuk arrij të kuptoj këtë Federatë e cila nuk jep dënime më të ashpra për të tjerët. Janë shkruar shumë gjëra për mua në 2.5 vitet e fundit por unë e kam bërë më të mirën time në fushë. Do të rikthehem prapë" deklaroj Suarez./Indeksonline/