E Shtunë, 31 Tetor 2026

Suarez nuk largohet nga Ajax

Sulmuesi i Ajax, Luis Suarez, është bërë objektiv i skuadrave të mëdha evropiane. Mirëpo, uruguaiani i ka thënë televizionit holandez AT5 se dëshiron të mbetet aty ku është, së paku edhe sezonin e ardhshëm.

“Më pëlqen Ajax. Jam këtu për të qëndruar”, tha Suarez, i cili është transferuar tek Ajax nga Groningen në vitin 2007. Me klubin holandez ai ka realizuar 71 gola, në 94 paraqitje.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›