Suarez nuk lëviz nga Ajaxi

Nga Express më 09 janar 2011 në ora 18:41
Sulmuesi i Ajaxit, Luis Suarez ka bërë të ditur se do të mbetet në Amsterdam Arena deri në vitin 2013, kur edhe skadon kontrata e tij.
Ylli uruguaian më parë kishte pranuar se dëshiron të luajë në Spanjë, edhe pse kërkohet edhe nga disa klube nga Premierliga angleze, duke përfshirë Tottenhamin dhe Liverpoolin.
“Do të mbetem në Ajax. Qarkullojnë shumë spekulime, por nuk kam thënë kurrë se dua të largohem. Kam kontratë deri më 2013 dhe dua të bëhem kampion me Ajaxin”, tha ai.