Suarez përdor gishtin e mesëm
Gjesti i Suarezit
Sulmuesi kontraverz i Liverpoolit, Luis Suarez mund të ketë probleme të tjera me FA pas një gjesti të pahijshëm ndaj tifozëve të Fulhamit. Për shkak se ata e ngacmonin urugujani ua ngriti gishtin e mesëm që kamerat e kapën, dhe si rrjedhojë FA mund ta dënojë.
Suarezit iu anulua një gol padrejtësisht për pozitë jashtë loje, dhe Liverpoolit nuk iu dha një penallti edhe pse ndërhyrja ndodhi në zonë. Në këtë mënyrë, ekipi i Dalglish pësooi humbje duke iu larguar skuadrave pretendente për titull. Suarez e ka në FA edhe çështjen e racizmit kundër Patrice Evra. /indeksonline/