E Shtunë, 31 Tetor 2026

Wenger: Neymar në Arsenal, ëndërr për mua

Trajneri i Arsenalit, Arsene Wenger, e ka pranuar se ëndërron që ta sjell në skuadrën e tij talentin brazilian Neymar. Ky i fundit është në listën e ngushtë për tu shpallur futbollisti më i mirë në Brazil, ndërsa çmimi i tij aktualisht është 45 milionë euro.

“Po t;i kisha tash këto para menjëherë do t’i investoja në Neymarin, edhe pse ai nuk mund të krahasohet me Pelen pasi Pele si 17 vjeçar ka fituar kampionati botëror ,por si do qoftë Neymar ka potencial të madh për të ardhmen ai mund të jetë sulmuesi më i mirë në botë”, ka thënë Wenger.Neymar këtë sezon për Santosin në 21 ndeshje të zhvilluara ka shënuar 13 gola. /indeksonline/
 

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›