Këmbëngul Villanova: Do të jem në Bernabeu
Tito Villanova edhe njëherë ka shprehur dëshirën e tij të madhe për të qenë në krye të detyrës në El Classicon e 10 dhjetorit ndërmjet Real Madridit dhe Barcelonës.
Vilanova ka kryer edhe disa konsultime me ekipin mjekësor të skuadrës, tek të cilët ka shprehur dëshirën dhe vullnetin për rikthim në punë zyrtare ndaj Real Madridit.
Rikthimi i tij në Bernabeu do të ishte një shans për të qenë përball Jose Mourinhos, me të cilin pati kontakt fizik nga ndeshja e fundit mes 2 ekipeve./indeksonline/