E Diel, 1 Nëntor 2026

BB:Do alokojmë fondet e papërdorura

Banka Botërore ka të drejtë që të alokoj fonde nëse nuk vihen në përdorim ka deklaruar përfaqësuesja e Bankën Botërore në Shqipëri Camille Naumah. Sipas saj qeveria kërkoi në 1 prill që t'i përdorte këto fonde në pjesën veriore të vendit dhe t'ia hiqte bashkive. Ndërkohë që për të mbuluar bashkitë do të gjenden fonde shtesë nga buxheti.
Ndërkohë që përsa i përket periudhës 2010-2014 Banka Botërore do të jetë më selektive në përzgjedhjen e projekteve deklaroi Naumah kjo pasi Shqipëria e ka kaluar fazën e thithjes së financimit tregtar.
Ndërkohë që përsa i përket projektit në zonën e Porto Romanos Naumah deklaroi se nuk është e vërtetë se ky projekt i është shtuar projektit të fundit për menaxhimin e xonës bregdetare por janë përfshirë në një projekt dy projekte të veçanta.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›