E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shtëpia e Bardhë e shqetësuar për gjendjen në Gaza

Uashington -Shtëpia e Bardhë tha sot se ishte "shumë e shqetësuar" për situatën humanitare dhe viktimat mes civilëve në Gaza gjatë një ofensive izraelite kundër grupit islamik Hamas. Por zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Scott Stanzel tha se "kjo situatë nuk do të përmirësohet derisa Hamasi të ndalojë lëshimin e raketave në Izrael". "Ne jemi shumë të shqetësuar në lidhje me situatën humanitare në Gaza dhe kemi shprehur shqetësimin për krizën", tha Stanzel. Ai tha se presidenti George W. Bush ia ka shprehur shqetësimin e tij kryeministrit izraelit, Ehud Olmert.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›