PS premton angazhim për plotësimin e standarteve
23/03/2011 Takimi Rama-Lajçak
Partia Socialiste i garantoi dje Bashkimit Evropian angazhimin e saj për plotësimin e standardeve të procesit zgjedhor në zgjedhjet lokale të 8 majit. Një qëndrim i tillë u bë i ditur gjatë takimit që kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama zhvilloi me të dërguarin e posaçëm të Bashkimit Evropian në Shqipëri Miroslav Lajçak dhe delegacionin që e shoqëronte. Ky takim u zhvillua me dyert të mbyllura, por në njoftimin për shtyp të vënë në dispozicion nga zyra e shtypit pranë PS-së bëhet e ditur se tema kryesore e bisedës ishte procesi i ardhshëm zgjedhor dhe i integrimi i Shqipërisë në Bashkimin Europian. Njëkohësisht, po sipas këtij njoftimi, mësohet se gjatë fjalës së tij në këtë takim Rama e ka vënë dhe një herë theksin në nevojën për të pasur një proces të lirë dhe të ndershëm zgjedhor, që ndryshe nga zgjedhjet e vitit 2009 do të plotësojë të gjitha standardet e nevojshme. Po kështu në bisedën me të dërguarin e posaçëm të Bashkimit Evropian në Shqipëri kryetari i PS-së ka nënvizuar disa prej masave që duhen ndërmarrë për të rikthyer besimin e shqiptarëve tek e drejta e votës dhe zgjedhjet e lira. Ndërkohë që duke qëndruar në këtë pikë Rama ka garantuar bashkëpunimin e forcës politike të drejtuar prej tij në mbarëvajtjen e procesit zgjedhor lidhur me zgjedhjet vendore të 8 majit. Në këtë mënyrë, në fjalën e tij Rama ka siguruar të dërguarin e zonjës Ashton për gatishmërinë dhe angazhimin e Partisë Socialiste dhe të Opozitës së Bashkuar për të bërë gjithçka ka në dorë në drejtim të një procesi të ardhshëm zgjedhor të standardeve të plotësuara. Gjithashtu mësohet se Rama ka informuar Lajçak mbi kushtet e PS-së për mazhorancën qeverisëse.
Akuza e Ballës
“Berisha bleu antiblindë me taksat e shqiptarëve”
“Vetëm për makthin e Sali Berishës me paratë e shqiptarëve është blerë kjo makinë-bunker”, - ky ka qenë reagimi i ardhur dje nga Partia Socialiste sa i takon vendimit për blerjen e një makine për kreun e ekzekutivit. Deputeti socialist Taulant Balla ndalur në një investim të tillë vlerësoi se “me një vendim të veçantë, datë 5.11.2010, me nr. 867, me paratë e rezervuara për raste të emergjencave civile dhe fatkeqësish natyrore Këshilli i Ministrave të matrapazllëqeve ka blerë një autoblindë për kryematrapazin Sali”. Sipas tij, më e turpshmja është se sot ky vendim është fshirë nga regjistri on-line i vendimeve të Këshillit të Ministrave. Në vlerësimin e socialistëve, Berisha u hoqi makinat policëve, prokurorëve, gjyqtarëve, institucioneve kushtetuese gjoja për të kursyer nga shpenzimet e shtetit dhe të gjitha këto mjete e para i këmbeu me një makinë të vetme, një autoblindë luksi për veten. “Nga taksat e shqiptarëve, nga pasuria e përbashkët, me 700 milionë lekë është blerë ky autoblindë për kryeministrin e qeverisë me bllok në dorë. 700 milionë lekë për një bunker me rrota. 10 mijë pensione për rehatin personal të Berishës për të blerë bunkerin e tij lëvizës, ndërsa Shqipëria e shqiptarët vuajnë krizën ekonomike ku i ka hedhur ky pushtet kusarësh e vrasësish”, - u shpreh Balla. Për këtë arsye, sipas tij, shqiptarët nuk do tu besojnë gënjeshtrave e turpeve të kryeministrit kusar e vrasës. “Sot më shumë se kurrë është e qartë se Saliu nuk është një kryeministër i një vendi demokratik, i zgjedhur me votë të lirë, por vetëm një autokrat, që ka frikë nga populli. Kurrë më shqiptarët nuk do ti japin votën e tyre Sali Berishës”, - nënvizoi deputeti socialist Balla gjatë deklaratës së tij për shtyp.