Subashi: Me manipulime, nuk ndryshohet vullneti qytetar
Deputeti i PS-së Armando Subashi në kundërpërgjigje të deklaratës së bërë nga drejtori i Përgjithshëm i gjëndjes civile Armand Teliti kërkon publikisht listat paraprake.
“Le të na shpjegojë Teliti, pse listat paraprake të dërguar në 26 nëntor dhe në datën 3 mars ka ndryshime të mëdha?
“Pse këto lista nuk janë të njëjta, por ka dallime të shumta, jo vetëm duke patur lëvizje të ndryshme por dhe shtesa dhe pakësime të ndryshme zgjedhësish. Sipas konceptit tonë, kjo nuk është një listë e ngurtë por përgjithësohet nga vërejtjet e zgjedhësve dhe të gjitha këto verejtje konkretizohen nepermjet vendimarrjes dhe zyrës së gjëndjes civile”.
Me manipulime nuk mund të ndryshohet vullneti qytetar sikurse zgjedhjet e datës 8 maj. Kështu deklaroi Subashi ndërsa kërkoi që në lista të mos shtohen ata persona të cilët ndryshojnë vendbanimin e tyre dhe të votojnë për Lulzim Bashën, pasi kjo është një shkelje e rëndë e ligjit.