Meta Lulzim Basha kandidati i gjithe koalicionit

Ilir Meta
Tirane 23 mars 2011 NOA Update 8211 Kryetari i levizjes Socialiste per Integrim Ilir Meta deklaroi sot se kandidati i Aleances per qytetarin per garen elektorale per Tiranen Lulzim Basha eshte kandidati i duhur per tua kthyer Tiranen qytetareve. Gjate nje konference per shtyp shefi i LSI-se foli edhe per situaten politike ne vend ku theksoi se klasa politike duhet ti pergjigjet seriozish kerkeses se BE-se per permbushjen e 12 prioriteteve te percaktuara nga Komisioni Europian.
Po ashtu zoti Meta komentoi edhe incidentet ne dy minibashki te Tiranes per listat paraprake te zgjedhesve duke theksuar se konfrontimet e opozites deshmojne deshperimin per humbjen e tyre ne zgjedhjet vendore te 8 majit.
Me tej lexoni deklaraten e kreut te LSI-se dhe pergjigjet per pyetjet e gazetareve.
Duke pershendetur angazhimin e Bashkimit Europian duke kontribuar ne permiresimin e metejshem te klimes politike ne vend sidomos ne drejtim te marrjes ne konsiderate te 12 prioriteteve te theksuar qartazi qe do te ndihmonin vendin tone per te hedhur nje hap me tej perpara ne marredheniet me BE-ne ne emer te LSI-se vleresoj se eshte shume e rendesishme qe edhe klasa politike ti pergjigjet ne menyre shume konkrete ketij preokupimit te BE. Por natyrisht do te ishte shume e veshtire perpara 8 majit qe te permbusheshin te 12 prioritetet e parashtruara por natyrisht qe disa prej tyre mund te zgjidheshin shume shpejt ne baze te nje vullneti pozitiv. Sikurse eshte zgjedhja e Ombusmanit miratimi i Gjykates Administrative dhe njekohesisht angazhimi konstruktiv per te arritur standarde me te larta per zgjedhjet e pergjithshme vendore te 8 majit.
Zoti Meta si po ecen marreveshja me PD-ne dhe zyrtarizimi i kandidatit te perbashket per Tiranen
Tashme zoti Basha eshte kandidat i te gjithe koalicionit Aleanca per qytetarin pavaresisht nga formalitetet dhe ne kete drejtim une dua te shpreh vleresimin me pozitiv per kete kandidat i cili rrezaton shume me gjere se sa thjesht forca politike qe e ka propozuar dhe une jam i bindur se me eksperiencen e tij me energjite e tij me pozitivitetin e tij me qytetarine e tij do te ndihmoje bashkine qe te kthehet ne drejtimin e duhur dhe ti kthehet punes. Lidhur me marreveshjen ajo pothuajse eshte e perfunduar. Zoti Meta pak minuta me pare eshte komunikuar nga prokuroria nje vendim per marrjen e nje tjeter eksperti per videon
Kjo tregon deshtimin e plote te prokurorise ne kete ceshtje sepse u bene gati tre muaj dhe une kam pasur vullnetin per te bashkepunuar qe diten e pare se bashku me avokatet e mi. Dihet se gjithcka ka qene manipulim dhe montim dhe kjo eshte vertetuar ne nje nga laboratoret me te avancuar te Europes. Dihet njekohesisht se prokuroria ka genjyer parlamentin me informacionet qe ka cuar per kete ceshtje ne rastin e kerkeses per heqjen e imunitetit tim. Dhe natyrisht qe te gjithe ne Shqiperi dhe jashte Shqiperise e dine se per shkak te kryeprokurores Rama prokuroria eshte perfshire prej kohesh ne nje fushate elektorale. Avokatet e mi do te merren me veprimet e paligjshme te prokurorise. Kjo nuk eshte nje ceshtje per mua.
Incident ne kombinat ku nuk jane lejuar sipas PS-se te shikohen listat. fare komenti keni
Pyetja juaj jep edhe vete pergjigjen. Kemi te bejme me nje fushate incidentesh ne kuader te nje deshperimi qe mblidhet persa i takon rezultatit te zgjedhjeve te 8 majit. Sigurisht qe kjo eshte rruga me e gabuar dhe me e demshme. Une e theksoj se me e rendesishme se cdo gje eshte procesi dhe standardet e tij se kjo eshte me e rendesishme per vendin. Ne fund te fundit keto jane zgjedhje lokale zgjedhje vendore ndaj i ftoj te gjithe qe te respektojne ligjin. Kerkesat e drejta qe kane ti bejne ne menyre te tille qe te respektojne kuadrin ligjor Kodin qe kane bere vete. Natyrisht qe une ftoj te gjitha autoritetet qe edhe ata te bejne te njejten gje te respektojne ligjin per cdo kerkese te drejte qe do ti paraqitet. Ndersa perpjekjeve per incidente une mendoj se duhet tu pergjigjemi me qetesi pasi kuptohet kjo eshte rruga e duhur per ti izoluar keto incidente.
mit/NOA
Lajme te ngjashmeVideopergjimi Meta-Prifti Meta Ina Rama genjeu ParlamentinBasha Adresari elektronik sukses i vizionit drejt Shqiperise dixhitaleIna Rama Jam e vendosur per hetim te gjithashemNeser ne seance vetem imuniteti i Ilir MetesMeta Ekspertiza analizoi se video eshte e manipuluar ne 1/3 e kohes televizive Lidhje12 prioritetet Aleances per qytetarin be fushate elektorale garen elektorale Ilir Meta ina rama incident kandidati Kombinat listat paraprake lulzim basha Prokuroria Tiranen