Subashi: “Të respektohet dhe procedura e fundit”

Nënkryetarja e KQZ-së Dëshira Subashi, në një deklaratë për shtyp deklaron se qëndrat e votimit do të jenë të hapura deri sa të votojë qytetari i fundit, i cili ka qëndruar në pritje, ndërsa do të respektohet dhe proçedura e fundit. Sipas Subashit, orari zyrtar i votimit është drejt përfundimit, për të të parë më pas se sa zgjedhës kanë votuar.
Përpos incidenteve evidente dhe problematikave që ka hasur sot procesi zgjedhor, pike referimi mbetej dhe boja e cila sipas saj, nuk ka marrë vemëndjen e duhur nga KQZ-ja.
Jo vetëm kaq, por në një komunë në Mollas dhe një komunë në rrethin e Gramshit është vënë re se përmbajtja e fletës së votimit ka patur probleme.