Tabaku: Vota juaj ka rëndësi!

Një nga pjesëtaret e shtabit elektoral të kandidatit të Partisë Demokratike për Bashkine e Tiranes z. Lulzim Basha, Jorida Tabaku, në një deklaratë për shtyp, iu bashkohet thirrjeve të drejtuara nga deputetë të dy kaheve, për tu sensibilizuar e për të votuar në mënyrë demokratike.
Për këtë, Tabaku theksoi se vetëm pak kohë na ndajnë nga procesi vendimtar, ndaj qytetarët duhet te japin votën, për të dhënë verdiktin përfundimtar.