Subashi Vendimi i paligjshem. Asnje parti nuk kerkoi rinumerim
Vendimi i Kolegjit Zgjedhor duhet se nuk do te kaloje dot kaq lehte ne Komisionin Qendror te Zgjedhjeve. Sinjalin e dha dje per gazeten Shqip nenkryetarja e KQZ-se Deshira Subashi e cila deklaroi se vendimi i Kolegjit Zgjedhor eshte i paligjshem. Kete qendrim te prere dhe te qarte Subashi e argumenton me faktin se vendimi i dhene ne mesnaten e dy diteve me pare nuk jepte nje pergjigje per sa i perket kerkeses se vete paleve dhe per kete arsye ai nuk qendronte juridikisht. Gjykata ka te drejte te pergjigjet per ate cfare palet i kerkojne. Ne rastin e fundit Kolegji Zgjedhor dha nje pergjigje qe nuk ia kishte kerkuar askush. Rinumerimi i votave qe dha Kolegji si detyre per Komisionin Qendror te Zgjedhjeve nuk i eshte kerkuar as nga Partia Socialiste dhe as nga Partia Demokratike argumentoi Subashi per gazeten ne lidhje me faktin se pse e shikonte dhe e gjykonte kete vendim si joligjor. Nga ana tjeter Subashi nuk pranoi te prononcohej ne lidhje me deklaratat qe kishte bere paraditen e djeshme kreu i KQZ-se Arben Ristani ne lidhje me modalitetet qe duhet te ndiqte tashme ky komision per te zbatuar edhe vendimin e Kolegjit Zgjedhor. Ne fakt duket se vendimi i dhene dy dite me pare i Kolegjit tejkaloi kerkesen e bere nga pala paditese ne kete rast Partia Socialiste. Kolegji ne kundershtim me kerkesen per te vleresuar nese ishte e udhes qe KQZ te nxirrte nje vendim i cili nuk perputhte numrin e votave me qytetaret qe kishin votuar kerkoi nga KQZ rihapjen e kutive ku kishte flete te kontestuara dhe po keshtu rinumerimin e fleteve te kontestuara ta bente per te gjitha kutite e Tiranes. Nga ana tjeter Kolegji hodhi poshte kerkesen e PS-se per sa i perket vleresimit te kesaj dizbalance votash dhe po keshtu hodhi poshte vendimin e KQZ-se i cili shpallte ne avantazh kandidatin e mazhorances per Bashkine e Tiranes Lulzim Basha. Kolegji solli nje konfuzionitet te madh ne lidhje me vendimin e dhene dy dite me pare ne mesnate duke bere qe edhe vete kandidatet e Partive Politike per Bashkine e Tiranes te ishin te rezervuar ne deklaratat e tyre ne lidhje me kete vendim. Tashme duhet qe vendimi i Kolegjit Zgjedhor te shpallet zyrtarisht ne menyre qe te shikohen te gjitha argumentet e perdorura nga ai per dhenien e ketij vendimi te rendesishem per garen elektorale ne Tirane. Nga ana tjeter ditet ne vazhdim juristet e paleve do te hedhin edhe opsionet e tyre ne lidhje me kete vendim per te gjetur rruget e duhura per te perfituar nga ai. Por me kryesorja eshte se ne kundershtim me kerkesen e socialisteve qe Kolegji Zgjedhor ti jepte fund ceshtjes se numerimit si te vlefshme te votave te hedhura ne kutite e gabuara Kolegji e rihapi edhe njehere lojen e tyre duke perfshire tashme te gjitha kutite per Tiranen. Po keshtu ai kerkoi edhe nje rivleresim te votave te kontestuara te cilat jane lene nga KZAZ-te e Tiranes ne zarfe te vecanta qe i jane bashkangjitur kutive te materialeve zgjedhore.