E Shtunë, 31 Tetor 2026

Edi Rama Ky proces ka humbur cdo integritet

Kryetari i Partise Socialiste Edi Rama e konsideroi vendimin e Kolegjit Zgjedhor si te padrejte qe vulosi proceduren joligjore te Komisionit Qendror te Zgjedhjeve per te konsideruar si te vlefshme fletet e hedhura gabim. Ne nje deklarate per mediat pas vendimit te mesnates se dy diteve me pare te Kolegjit Zgjedhor Edi Rama theksoi se Kolegji i perbere prej shtate anetaresh spati kuraje ta shikoje te gjithe te verteten ne sy. Ne nuk morem drejtesine qe kerkuam. Degjuam nje vendim te turbullt ku duket se pranohen nje pjese e pretendimeve tona por vuloset po ashtu padrejtesia qe e degjeneroi procesin pas numerimit publik te votave qe na nxori fitues deklaroi kandidati i PS-se per Bashkine e Tiranes Edi Rama. Por nga ana tjeter Rama theksoi se Kolegji nuk mbylli plotesisht syte perpara rezultatit te manipuluar te KQZ-se qe nxori humbesin fitues dhe nuk pranoi ta vulose ate. Por me shume se vendimin e Kolegjit Zgjedhor Rama shprehu shqetesimin per faktin se procesi i rinumerimit tashme do te transferohej ne Komisionin Qendror te Zgjedhjeve. Sipas Rames procesi eshte rikthyer te tavoline e kanibalizmit elektoral dhe kjo eshte e rrezikshme. Procesi eshte rikthyer ne tavolinen e kanibalizmit elektoral aty ku u grabit fitorja jone ne syte e te gjitheve dhe ku u prodhua tabela e turpshme e nje rezultati jo vetem me me shume vota sesa zgjedhes por edhe me me shume vota sesa teresia e fleteve te votimit te gjetura ne kuti konstatoi Rama. Por ndonese kesaj Rama deklaroi se ai dhe Partia Socialiste do te vazhdonin ti qendronin procesit ligjor per kryetarin e ardhshem te Bashkise se Tiranes. Ne i qendrojme asaj qe kemi thene qysh ne fillim. Do ti shkojme deri ne fund rruges se betejes ligjore pavaresisht se ne KQZ nuk presim asgje tjeter pervec vazhdimit te kanibalizmit me votat e qytetareve dhe me kutite ku ata kane votuar deklaroi Rama. Nje mesazh te forte Rama e drejtoi ndaj kandidatit te mazhorances per Bashkine e Tiranes Lulzim Basha. Sipas tij ndonese praktikave abuzuese ligjore humbesit nuk do ti shikoje askush fitues ne Tirane. Grabitesit e dhunshem te ketyre zgjedhjeve mund tu shpetojne shume gjerave dhe mund te dhunojne hapur ne diten per diell edhe vete aritmetiken per te vulosur si fitore nje humbje qe e pa dhe e di gjithe bota po asnjehere ky popull sdo ti shohe ata si fituesit e 8 majit te shkuar ne Tirane deklaroi Rama duke theksuar se PS i fitoi keto zgjedhje ne fushen e lojes. Sipas tij kjo fitore e pare nga te gjithe shqiptaret ne Tirane i jepte te drejten dhe madje detyrimin opozites qe te luftonte per mandatin e marre ne Tirane. Ne fituam ne fushen e gares dhe si fitimtare ne Tirane e ne te gjithe Shqiperine kemi te gjithe pergjegjesine per te ndertuar aksionin e metejshem opozitar ne funksion te shpetimit te demokracise te clirimit te drejtesise te rimekembjes se ekonomise ritheksoi Rama ne fjalen e tij. Rama theksoi se ky proces i cili ishte i pashembullt per sa i perket paligjshmerise ka sjelle sot edhe nevojen per ikjen e ketij pushteti nje ore e me pare. Ky proces i pashembullt paligjshmerisht te vulosura me dhune qe ka marre peng frymen e gjithe vendit dhe ka humbur cdo integritet e besueshmeri eshte nje shembull kuptimplote ne syte e te gjitheve per domosdoshmerine e largimit nje ore e me pare te ketij pushteti. Por nga ana tjeter Rama deklaroi se per kete cast opozita duhet te tregonte te gjithe durimin e duhur dhe te vazhdonte betejat e saj e bashkuar dhe me me shume motivim se me pare. Ky proces i pashembullt eshte sigurisht nje arsye e madhe me shume per ta vijuar betejen opozitare ne cdo front me pasion durim e besimin e palekundur qe na jep e drejta qe kemi me vete deklaroi Rama. Ai nuk pranoi te futej ne detajet e vendimit te lexuar ne mesnate nga Kolegji por vendosi parimisht per kete vendim i cili e pranoi pjeserisht kerkesen e Partise Socialiste per zgjedhjet ne Tirane.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›