Wollfarth Vendimi i Kolegjit ishte i drejte per te gjithe
Vendimi i Kolegjit Zgjedhor per te hapur kutite dhe shqyrtuar te gjitha votat e 8 majit per Bashkine e Tiranes eshte komentuar menjehere si nje mundesi e mire per te verifikuar te gjitha votat e qytetareve. Kete qendrim ambasadori i OSBE-se Eugen Wollfarth e shprehu gjate vizites se tij ne Korce gjate nje takimi edhe me kryetarin e bashkise se ketij qyteti Niko Peleshi. Meqenese Kolegji Zgjedhor vendosi te shqyrtoje kutite e votimit pershtypja ime e pare eshte se pas ketij vendimi nevojitet nje trajtim i paanshem i te gjitha votave te hedhura ne keto kuti dhe ky me duket nje lajm i mire dhe i drejte deklaroi ambasadori i OSBE-se. Sipas ambasadorit Wollfarth me kete vendim te Kolegjit Zgjedhor behet fjale per nje shqyrtim te kujdesshem dhe te barabarte te votave te qytetareve per Bashkine e Tiranes. Deklarata e Ambasadorit te OSBE nga Korca erdhi pak ore pasi Kolegji Zgjedhor vendosi per hapjen e te gjitha kutive te votimit ne Tirane erdhi pak ore pasi nga ana e Kolegjit Zgjedhor u dha vendimi per hapjen e te gjitha kutive te votimit per Bashkine e Tiranes. Ky vendim pranoi pjeserisht ankesen e subjektit politik te Partise Socialiste lidhur me rezultatin e zgjedhjeve te 8 majit per Bashkine e Tiranes. Kolegji Zgjedhor te henen ne mesnate vendosi qe KQZ te numeroje fletet e votimit te kontestuara dhe te hedhura gabimisht ne kutite e tjera te votimit. Pikerisht ky vendim eshte pershendetur nga ambasadori i OSBE ne Tirane Eugen Wollfarth i cili deklaroi gjate vizites se tij ne Korce se duhet nje shqyrtim i paanshem i votave te 8 majit per Bashkine e Tiranes. Ne diten e tij te dyte te vizites se tij ne qytetin e Korces ambasadori i OSBE-se ka zhvilluar nje takim edhe ne Gjykaten e Faktit ne Korce ku ka dhene mesazhin e funksionimit te nje Gjykate Administrative. Ambasadori i OSBE ne Tirane u ka drejtuar nje apel forcave politike te bashkepunojne per te miratuar ligjin per Gjykaten Administrative duke shmangur lidhjet me fushaten zgjedhore. Gjykata Administrative eshte domosdoshmeri per cdo shtet tha ambasadori Wollfarth ne takimin e zhvilluar ne Gjykaten e Faktit ne Korce. Ai shtoi se eshte e rendesishme qe cdo vend modern te kete nje gjykate por per ta pasur kete gjykate eshte e rendesishme te kete nje Parlament funksional si me komisionet parlamentare edhe me seancat plenare pasi dihet qe kerkohet nje shumice e kualifikuar per te miratuar ligjin per gjykaten administrative. Shpresoj dhe inkurajoj forcat politike qe te kthehen ne Parlament dhe te bashkepunojne sepse eshte nje sherbim i rendesishem per qytetaret e Shqiperise. Fushata zgjedhore per zgjedhjet lokale tashme ka perfunduar por se shpejti vendi do te kete ato parlamentare por ne asnje moment ligji per gjykaten administrative nuk duhet te kete lidhje me fushaten zgjedhore u shpreh ambasadori i OSBE ndersa vuri ne dukje edhe rolin e rendesishem qe kjo gjykate dhe gjyqesori ne pergjithesi kane ne zhvillimin ekonomik te vendit duke u mbeshtetur te rendesia e saj per investitoret e huaj.