E Shtunë, 31 Tetor 2026

PD Kreu i PS-se nuk do te numerohet cdo vote

Pas Kolegjit Zedhenesja

Partia Demokratike i kerkoi dje kryetarit te Partise Socialiste Edi Rama qe te ndale sulmin ndaj institucioneve te pavarura ne vend sic eshte Kolegji Zgjedhor. Zedhenesja e Partise Demokratike Albana Mustafaraj deklaroi dje per mediat se Rama po sulmon nje institucion qe ka kerkuar numerimin e cdo vote. Serish ne daljen e tij te radhes para mediave z. Rama pas vendimit te Kolegjit Zgjedhor per te numeruar cdo vote te panumeruar ne cdo kuti formuloi sulmin e radhes ndaj institucioneve te pavarura dhe shtetit ligjor deklaroi Mustafaraj. Sipas saj pak dite me pare me te njejten logjike sulmoi edhe nje institucion te rendesishem sic ishte Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. Kryetari i Partise Socialiste qe vetem 4 dite me pare sulmoi vendimin e KQZ-se me akuzen se ishin numeruar votat e hedhura gabim vetem ne 127 kuti dhe jo ne te gjitha kutite e tjera sot pas vendimit te Kolegjit qe vendosi te numeroje cdo vote te panumeruar qe eshte hedhur gabim ne kutite e garave te tjera ai i kthehet tezes se kanibalizmit deklaroi Mustafaraj. Sipas saj Rama shpall cdo vendim qe eshte ne kundershtim me interesat e tij si kanibal.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›