E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sudani Jugor pranohet në OKB

Vetëm 5 ditë pas shpalljes së pavarësisë, Sudani Jugor do të bëhet sot pjesë e OKB-së. Pas një diskutimi në Këshillin e Sigurimit, dhe pa pasur nevojën e votimit, ky organ i ka rekomanduar Asamblesë së Përgjithshme pranimin e anëtarit më të ri në OKB.

Votimi në Asamble pritet të ndodhë sot gjatë ditës.

Sudani Jugor do të bëhet shteti i 193 i OKB-së. Reuters kujton se dy shtete tjera presin anëtarësimin në OKB, Kosova dhe Tajvani, por kërcënimet me veto nga Rusia, përkatësisht Kina, kanë bërë që këto vende të mbesin në listën e pritjes

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›