Sudani i Jugut hapi i pare drejt pavaresise

Pjesëmarrja e jashtëzakonshme në votimin e refendimit për pavarësi në Sudanin e Jugut ka bërë që kufiri i pjesëmarrjes 60%, që bën të vlefshëm rezultatin, të arrihet që në ditën e tretë të votimeve 1-javore, informuan organizatorë ndërkombëtare të zgjedhjeve mëngjesin e sotëm.
Me dhjetëra veta presin në radhë për të votuar në ditën e tretë, ndërsa parashikimet japin si të sigurt një rezultat të bindshëm për shkëputjen nga autoriteti i Khartumit, të zonës së pasur me naftë.
Ndërkohë, procesi paqësor i votimeve është dëmtuar nga përleshjet në krahinën e ndërmjetme midis jugut dhe veriut të Abeit, ku 36 persona kanë humbur jetën në dyluftimet farefisnore.
Abei do të vendosë nëse Sudani i Jugut do të shpallë pavarësinë në një refendum të posaçën se cilit prej dy Sudanëve do t’i përkasë.