Gjykata rikthen ne burg dhunuesin

Pasi ka dëgjuar të dyja palët, trupi gjykues me relator gjyqtarin Artan Broci, vendosi të pranojë kërkesën e prokurorit të Apelit në Tiranë, për ndryshim e masës, nga “detyrim paraqitjeje” në “arrest me burg”.
Prokurori Genti Xholi arsyetoi se gjykata e Peshkopisë nuk kishte vlerësuar provat e marra nga policia gjyqësore, ndërsa solli në dijeni të gjykatës edhe ngjarjen e rëndë të 5 janarit, ku të afërmit e të pandehurit kanë patur një përplasje me armë zjarri, nga ku mbeti i vdekur një kalimtar i rastit.
Vendimi i dhënë nga gjykata e Peshkopisë për “detyrim paraqitjeje” një herë në javë u konisderua nga prokuroria si një masë tepër lehtësuese, duke e konsideruar Duricin një person me rrezikshmëri shoqërore.
Nga ana tjetër, avokati mbrojtes i të pandehurit Durici kërkoi edhe ai heqjen e vendimit për detyrim paraqitjeje, duke pretenduar se shtetasi në fjalë ishte në pronën e tij dhe se nuk kishte konsumuar asnjë vepër penale ndaj shtetasve që ngritën akuzën.
Mbrojtja tha se, Durici nuk i kishte identifikuar si gazetarë, por në fakt edhe nga planet filmike duket qarte se ai ishte në dijeni jo vetëm që kishte të bënte me një trupë televizive.
Pasi dëgjoi palët, trupa gjyqësore vlerësoi se ka prova të mjaftueshme për të kthyer në burg Adem Duricin. Ajo i dha të drejtë prokurorisë në pretendimin se dhënia e masës “detyrim paraqitjeje” për Duricin nga gjykata e Peshkopisë ishte e padrejtë.
Durici akuzohet për goditje për shkak të detyrës së katër personave, kanosjes për shkak të detyrës, fyerjes për shkak të detyrës dhe shkatërrimit të pronës.
Gjykatësi Ahmet Jangulli në mënyrë absurde liroi këtë shtetas duke e konsideruar si jo të rrezikshëm për shoqërinë. Ndërkohë që pritet edhe reagimi i Këshillit të Lartë të Drejtësisë në lidhje me vendimin e dhënë.