Sudani i Jugut shpallet shteti me i ri ne bote

Sudani i Jugut është tashmë shteti më i ri i botës, pas një procesi të gjaë konfliktesh e lufte civile, që kulmoi me referendumin e janarit dhe shpalljen e Pavarësisë nga trungu i shtetit të Sudanit. Presidenti sudanez, Omar al-Bashir dhe sekretari i përgjithshëm I NATO-s, Ban Ki Mun ndër dinjitarët e lartë që marrin pjesë në festimet e pavarësisë në Juba, i janë bashkuar mijëra qytetarëve të zakonshëm që janë gdhirë në delir nga përmbushja e ëndërrës shumëvjecare.
Madje, Sudani, me të cilin sudanezo-jugorët kanë qenë në një luftë të përgjakshme që mori fund vetëm në vitin 2005 e që shkaktori 1 milionë e gjysmë të vdekur, ishte - pari që njohu pavarësinë e shtetit të ri, duke paralajmëruar marrëdhënie të mira mes tyre.
Festimet në Juba nisën që në mesnatë. Një orë ka numëruar mbrapsht kohën deri në agim dhe televizioni transmetoi himnin e ri kombëtar.
Sudani i Jugut është shteti i 193 i njohur nga Kombet e Bashkuara dhe i 54 shtet afrikan. Zyrtarët kishin planifikuar festime më të qeta, por banorët nuk mundën të prisnin mesnatën. Dy orë përpara, rrugët e Jubës ishin të stërmbushura.
Mes zyrtarve që marrin pjesë në ceremoninë zyrtare janë edhe ish-sekretari amerikan i shtetit, Colin Powell dhe ambasadorja amerikane në OKB, Suzan Rice.
Pavarësia e Sudanit Jugor vjen mbi bazën e Marrëveshjes së Paqes, i cili parashikonte mbajtjen e referendumit, në të cilin 99 për qind e banorëve u shprehën pro. Vendi i ri është i pasur në naftë, por gjithashtu një nga vendet më të pazhvilluara në botë, ku një në shtatë fëmijë vdes para moshës pesëvjecare.