Keshilli bashkiak KQZ vendos te henen per mandatet

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mblidhet të hënën për të miratuar shpërndarjen e mandateve për Këshillin Bashkiak të Tiranës. Kjo është konfirmuar nga burime zyrtare të këtij institucioni. Votimi në këtë rast duhet të jetë me shumicë të cilësuar pra me pesë vota, dhe nëse kjo nuk ndodh atëherë çështja mund të përfundoj në Kolegjin Zgjedhor.
Nuk është KQZ, por një nga palët e interesuara në këtë rast pritet të jetë PD që bën ankimim në Kolegjin Zgjedhor dhe është ky i fundit që do të vendos për mandatet.
E njëjta situatë u përsërit me këshillat e minibashkive ku për shkak të pamundësisë së vendimarrjes në KQZ ishte kolegji që miratoi shpërndarjen e mandateve. Lidhur me këshillin bashkiak KQZ ka miratuar tabelën e rezultateve sipas së cilës, të djathtët do të kenë 28 këshilltarë dhe të majtët 27.
Ligji parashikon që kreu i ri bashkisë para së te marrë detyrën kryen betimin në këshill. Por në rast se këshilli nuk mblidhet për arsye të ndryshme, ligji ka parashikuar zgjidhje, duke ia kaluar prefektit procedurën e betimit të kryebashkiakut