E Shtunë, 31 Tetor 2026

Afganët kritikojnë Iranin për bllokadën e karburantit

Rreth 300 persona kanë protestuar për të dytën ditë në qytetin Herat kundër bllokadës njëjavore të Iranit ndaj çisternave me karburant që duhet të hyjnë në Afganistan.

Protestuesit marshuan para konsullatës së Iranit, duke mbajtur parulla me mbishkrimin "Vdekje Iranit".

Në Kabul, ministri i Tregtisë Anvar ul-Hak Ahadi, tha se rreth 2 mijë kamionë me karburant po presin të kalojnë kufirin 100 km nga Herati, dhe se vetëm 40 lejohen të kalojnë brenda ditës.

Ahadi tha se Kabuli i ka kërkuar Kazakistanit që menjëherë t`i shesë Afganistanit rreth 200 mijë tonë karburant.

Irani thotë se vonesa është për "probleme teknike".

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›