E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Vora sfidon Naftëtarin, në RTSH 2, për “ëndrrën”… Kategori e

Kur kanë mbetur edhe katër javë nga fundi i Kategorisë së Dytë verdiktet përfundimtare janë gjithmonë edhe më parën. Kështu në Grupin A skuadra e cila ka spikatur gjatë të gjithë sezonit pret në fushën e saj ekipin e Naftëtarit. Ndeshjen e vlefshme për javën e 19-të të Kategorisë të Dytë do të keni mundësi ta ndiqni “live” në rrjetin e Radio Televizionit Shqiptar duke nisur nga ora 15:00.

Vora, e cila ka dhe tre “finale” për të luajtur, nis sot “sprintin” e fundit në takimin përballë Naftëtarit. Në këtë duel vendasit vijnë pas fitores të arritur një javë më parë me shifrat 3-1 përballë Ilirisë ndërsa Naftëtari vjen më i ç’tensionuar pasi javën e kaluar e kishte pushim.

Aktualisht Vora ka 44 pikë ndërsa ndjekësja më e afërt, Veleçiku ka grumbulluar plot 37 pikë. 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›