E Shtunë, 31 Tetor 2026

Suedi, Bjork e EnioMorricone nderohenme cmimin Polar

STOKHOLM- Artisja islandeze Bjork dhe kompozitori i famshëm italian Ennio Morricone u nderuan me cmimin muzikor Polar, gjatë një ceremonie në Stokholm të Suedisë.
Të dy artistët morën nga një cmim prej 1 milionë koronash suedeze e barazvlefshme me 135.200 dollarë amerikanë.

Bjork u vlerësua me këtë cmim për arritjet e saj në muzikën pop dhe kulturën moderne në përgjithësi.

“Mendoj se nevoja për muzikë në botë do të kapërcejë gjithnjë pengesat apo formatet e saj” tha artistja.

Ndërkohë Morricone fitoi çmimin për kompozimet që sipas jurisë, e cojnë ekzistencën e njeriut në një tjetër nivel.

Gjatë konferencës për shtyp, artisi tha se një nga mënyrat që përdor për të krijuar efekte te veçanta është përdorimi i tingujve të përditshëm jashtë kontekstit të tyre normal.

Kompozitori italian u bë i famshëm në të gjithë botën me muzikën e filmave të Serxho Leones dhe që nga viti 1960 ka krijuar muzikën e mbi 450 filmave duke punuar me regjizorët më të famshëm të globit.

Cmimi muzikor Polar u themelua në 1989 nga menaxheri i grupit të famshëm ABA.
(e.n/news24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›