E Diel, 1 Nëntor 2026

Hague: Serbia tëtërheqë rezolutënpër Kosovën

BEOGRAD- Në një prononcim ekskluziv për B92 shefi i diplomacisë britanike, ëilliam Hague ka deklaruar se do të ishte mirë që Serbia të tërhiqte rezolutën për Kosovën, në mënyrë që të arrijë një kompromis edhe me Bashkimin Europian.

Hague këto deklarata i bëri nga Beogradi ku me të arritur është takuar me presidentin e Serbisë, Boris Tadic. Lajmi është bërë publik edhe nga mediat kosovare.

Hague gjatë ditës do të ketë takime të ndara me kryeministrin Mirko Cvetkovic dhe ministrin e Brendshëm, Ivica Daçic, si dhe ministrin Mlagjen Dinkiç. Serinë e takimeve ai do ta përfundojë me ministrin e Jashtëm, Vuk Jeremic.
(m.a/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›