E Shtunë, 31 Tetor 2026

Keta: Rama të dorëhiqet para mbledhjes së asamblesë

Në prag të mbledhjes së Asamblesë Kombëtare të PS-së shtohen zërat për largimin e Edi Ramës nga posti i kryetarit të partisë. Ish-kryetarja e forumit të gruas të PS-së, Majlinda Keta ka deklaruar se Edi Rama duhet të japë dorëheqjen para se të mblidhet asambleja duke shtuar se sipas statutit ai nuk ka më asnjë fuqi pasi në momentin që PS-ja ka humbur zgjedhjet.
Ndërkaq duke iu referuar mbledhjes së të martës, Keta e ka cilësuar si shkelje statutore pjesëmarrjes e kandidateve për deputetët të cilët kanë fituar në zgjedhjet e 28 qershorit. Ditën e martë asambleja e PS-së do të diskutojë rreth zgjedhjeve të 28 qershorit dhe qëndrimit që ajo do të mbajë kundrejt tyre.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›