Gjermania, shqetësime për zhvillimet në Maqedoni

Ambasadorja gjermane në Shkup, Urlike Knoc ka shprehur shqetësime lidhur me situatën aktuale politike në Maqedoni.
“Unë si kolegët e mi ambasadorë po e ndjekim situatën politike në Maqedoni me shqetësim të madh. Po shihet se dialogu politik nuk është ashtu si duhet të jetë dhe shpresoj se dialogu i vërtetë politik do të kthehet në vend dhe problemet do të zgjidhen në kuadër të institucioneve të shtetit dhe në frymën e lirisë dhe mediave dhe shtetit ligjor”, theksoi ambasadorja gjermane.
Sipas saj, BE ka inkurajuar dialogun politik dhe mbështetjen e reformave në vend.