E Shtunë, 31 Tetor 2026

VMRO-DPMNE dhe LSDM përplasen për krizën politike

Dy partitë më të mëdha maqedonase VMRO-DPMNE dhe LSDM kanë shkëmbyer akuza dhe kritika lidhur me krizën politike në vend.
LSDM ka akuzuar VMRO-DPMNE për qeverisje jolegjitime dhe ushtrimin e masave antidemokratike.
 

“Qeveria aktuale me politikën e saj në mënyrë direkte po rrënon principet demokratike. Prandaj, LSDM nuk dëshiron të jetë pjesëmarrëse në këtë dhe në këtë drejtim nuk ka kushte për beteja në kuadër të institucioneve. Pavarësia e gjyqësorit dhe presionet ndaj tij janë edhe vërejtjet kryesore që vijnë nga Brukseli”, deklaroi Cërvenkovski.
 

Nga ana tjetër, VMRO-DPMNE përmes një konference akuzoi partinë opozitare se po promovon dhunë politike. Deputetja Marija Andonovska theksoi se LSDM nuk po kursen asnjë mjet për të përdorur në betejën politike. Ajo i bëri thirrje deputetëve të opozitës që të kthehen në Parlament, me qëllim të fillimit të dialogut të mirëfilltë politik.
 

Akuzat dhe kritikat midis dy partive më të mëdha politike janë shtuar pas fillimit të bojkotit nga ana e partive opozitare.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›