Suedi – Nëna Terezë shkrihet në bronz

Suedi - Astrit Gashi
Sot, në mbarë rruzullin tokësor përkujtohet Nëna Terezë. Kaluan 16 vite pa frymën e saj por gjithëherë me veprën e saj që frymëzon gjithë njerëzimin. Kaluan 10 vite që nga lumturimi i kësaj nëne të madhe, dhe ende na duket sikur spo bëjmë mjaft për të vlerësuar shpirtin dhe veprën e saj. Pikërisht, në frymën e kësaj dite, bashkatdhetarët tonë në Suedi, të regjionit të Dalarnës gjetën një mënyrë tjetër dhe përplot dashuri për ta shënuar këtë datë!
Ata kanë vendosur të vendosin shtatoren e Nënes Terezë, në njërin nga sheshet e komunës së Borlanges. Kjo iniciativë u konkretizua dhe realizua pikërisht nga aktivisti i mirënjohur shqiptar z.Murart Koci, i cili qysh para një viti ka paraqitur kërkesën pranë organeve kompetente komunale të Borlanges për ngritjen e shtaores së nobelistes Nëna Terezë. Dhe kjo komunë, tashmë ka miratuar këtë kërkesë, duke treguar edhe zemergjërsinë e popullit suedez, të cilët vlerësojnë vlerat e njeriut, pavarësisht vendit dhe origjinës së tyre. Sa për ilustrim, vlen të ceket se brenda zyrës së krytarit të Komunës Borlanges, është e vendosur edhe statuja e komandantit legjendar Adem Jashari. Nisur nga kjo, shumë pjesëtarë të komuniteti shqiptarë në Suedi, kanë filluar ti japin epitetin dhe ta quajnë komunën e Borlanges si ‘Drenica e Suedisë’.
Pas vendimit të marrë nga kjo komunë, Lidhja e Shoqatave Shqiptare në Suedi “Iliria”, me seli pikërisht në këtë qytet, ka vendosur të ndajë 200 mijë korna suedeze për shtatoren e misionares se paqës! Për këtë qëllim anëtarët e Kyesisë, Murat Koci, Astrit Gashi dhe Isuf Topilla takuan skulptorin e mirënjohur shqiptar në Suedi, z.Mustaf Korca i cili do ta punojë shtatoren e Nënes Terezë, dhe brenda 6 muajve të ardhshëm pritet të vendoset në oborrin e shkollës së lartë në qendër të këtij qyteti. Z. Murat Koci i cili gati që dy decenie punon si mësues në këtë qytet, me shumë mirënjohje falemnderon entin për kulture të qytetit dhe thotë ”Deri te ky vendim është dashtë shumë punë për të bërë. Kërkesa është parashtruar në vitin 2011, dhe tani është miratuar. Mirëpo pas akesës së një qytetari, kërkesa ime në emër të shoqatës shqiptare shkoi në rishqyrtim, dhe tani është miratuar nga dy instanca, edhe nga enti për kulturë dhe këshilli komunal. Tani mbetem vetëm punimi i shtatores dhe mëpastaj inagurimi i saj.
Z. Koci poashtu shton se kjo është më e pakëta që mund të bëjmë për kombin tonë sepse ‘Nëna Terezë ishte e madhe. Edhepse në dejët e saj kishte gjak shqiptar, ajo ishte një misionare që jetën e saj e vuri në shërbim të njerëzimit, duke u bërë nëna e fëmijëve jetim të Kalkutes, dhe gjithë njerëzve në nevojë. Ishte pikërisht ky vullnet dhe humanizëm i saj që bëri që të njihet dhe nderohet kudo në botë duke u shpërblye edhe me çmimim Nobel. Andaj, Nëna Tereze përfaqson në mënyren më të denjë shpirtin e madh humanitar dhe solidar shqiptar, duke na bërë të ndihemi përherë krenar dhe të barabartë me të gjithë popujt e botës”.
Edhe pse fizikisht larg trungut bashaktdhetaret tonë kudo ku jane mendojne dhe punojne të kene diqka shqiptare që sado pak të shohin diqka shqiptare ne vendin ku jetojne. Ky projekt i ketij veprimntari gezoj dhe 60 mijë shqiptarët që jetojnë në Suedi.