E Diel, 1 Nëntor 2026

Suedia jashtë Kupës së Botës, Ibra feston

Edhe pse fitoi 4-1 me Shqipërinë, Suedia mbeti jashtë fazës finale të Botërorit 2010. Por, kjo nuk i ka ndaluar lojtarët e përfaqësueses nordike që të festojnë. Sipas mediave suedeze, Zlatan Ibrahimoviç dhe shokët e tij në përfaqësuese e kaluan natën e së mërkurës në lokalin "Cafè Opera" të Stokholmit. Sulmuesi i Barçës dhe afro 50 persona të tjerë morën pjesë në festën për nder të trajnerit Lars Lagerbak, i cili u largua nga drejtimi i Kombëtares, menjëherë pas sfidës me kuqezinjtë. Të pranishëm në festë ishin edhe aktorë dhe këngëtarë të njohur suedeze, ndërsa Ibra dhe Henrik Larson (i cili i dha lamtumirën përfaqësueses) u paraqitën në lokal rreth orës 02:00 të mëngjesit të së enjtes. Rreth 60 minuta më pas, një pjesë e lojtarëve u larguan, ndërsa Larson duket se preferoi ta vazhdonte mbrëmjen në lokalin "White Room".

A. M.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›