E Shtunë, 31 Tetor 2026

Krasniqi: "Dua të ndeshem sërish për titull"

Luan Krasniqi është përballur me Aleksandër Dimitrenkon në konferencën për shtyp, përpara duelit të 28 nëntorit në Gjermani. Objektivi i boksierit është të ngjitet në renditjen e peshave të rënda, për të pasur sërish shansin që të luftojë për titullin botëror. "Natyrisht që objektivi im është të bëhem sfidant për titull. Ky është motivimi im: dueli me Dimitrenkon do të më ndihmojë të ngjitem në renditje. E shoh si shansin e fundit, por jam në formë të mirë dhe nuk mund të humbas", deklaroi 38-vjeçari. "U tregova i duruar dhe më në fund mora revanshin tim. Do t‘u tregoj të gjithëve se humbja e parë më të ishte vetëm çështje fati, nuk do të ndodhë një herë të dytë. Do të fitoj edhe për faktin se ai u tregua i pasjellshëm, duke mos më përshëndetur kur hyri në sallën e konferencës".

e. k.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›