Mbrojtja, problemi më i madh për eliminatoret e Euro 2012
Vetëm pak orë pas mbylljes së eliminatoreve të Botërorit 2010, Shqipëria fillon të bëjë llogaritë. Ende pa mbaruar ndeshjet e Grupit 1, kuqezinjtë kanë menduar për ndërtimin e skuadrës në prag të Euro 2012, që pritet të jetë sërish një edicion i vështirë. Qëndrimi në vazon e pestë duket i vulosur, edhe pse mungon përcaktimi final i UEFA-s për shortin eliminator, ku skuadra e drejtuar nga Josip Kuzhe do të luajë përsëri me katër kundërshtarë më të fortë në letër. Por, deri në verdiktin e goglave në shkurt të vitit të ardhshëm, problematika kryesore në përfaqësuese mbetet një tjetër: mbrojtja. Reparti difensiv vazhdon të jetë "Thembra e Akilit". Pasiguri, gabime foshnjarake e gola të falur, që kanë peshuar në rezultatet e ndeshjeve (rrjedhimisht edhe në renditje) dhe shkaktojnë dhimbje koke për stafin teknik.
Problemi kryesor mbetet domosdoshmëria për afrimin në skuadër e të paktën një mbrojtësi të mirëfilltë qendre. Edhe pse Debatik Curri dhe Lorik Cana kanë krijuar një dyshe mbi nivelin mesatar, ky nuk është roli natyral i këtyre lojtarëve. Kjo paraqitet në mënyrë sporadike gjatë ndeshjeve, me gabime dhe rreshtim jo të mirë në fushë, që në shumë raste i kanë kushtuar gola Shqipërisë. Për më tepër, "sakrifikimi" i Canës në mbrojtje shkakton edhe rënien e nivelit të mesfushës kuqezi. Në kampionatin vendas, Kuzhe, ka nënvijëzuar se nuk ka parë asnjë element që t‘ia mbushë mendjen për këtë rol, por alternativat mungojnë edhe në Europë. I vetmi që i plotësonte kriteret ishte Mërgim Mavraj, lojtari i Bokumit në Bundesligën gjermane. Por, FSHF-ja i ndërpreu kontaktet me 23-vjeçarin, sepse ai zvarriti pafundësisht përfaqësimin me fanellën kuqezi, në pritje të një telefonate (që nuk erdhi kurrë) nga Kombëtarja gjermane. Krahu i djathtë është bërë "pronë" e Armend Dakllut, që me forcën fizike garanton duele në fazën difensive dhe harkime në momentet kur skuadra sulmon. Megjithatë, edhe 26-vjeçari i Vorsklas ka ditët e tij negative, ashtu si ndodhi në Suedi, duke u dhuruar nordikëve golin e dytë, pas një keqkuptimi me Canën. Krahu i majtë duket i vetmi që ka "bollëk". Kristi Vangjeli dhe Ansi Agolli alternohen në varësi të kundërshtarëve, madje në disa raste luajnë së bashku me këtë të fundit që spostohet në mesfushë. Alternativa të tjera janë Elvin Beqiri, i cili ka luajtur në të gjitha pozicionet, madje së fundmi është aktivizuar edhe në mesfushë, Andi Lila e Franc Veliu.
Humbja me Suedinë shërbeu për të ndezur sirenat e alarmit. Pasi realizoi premtimin për një Shqipëri që shënon (kuqezinjtë kanë realizuar të paktën një gol në gjashtë ndeshjet e fundit) trajneri Kuzhe e ka të qartë se suksesi në Euro 2012 do të vijë me një mbrojtje të sigurt. 13 gola të pësuar në 10 ndeshje eliminatore (9 prej të cilëve jashtë fushe) janë shumë për një skuadër që pretendon t‘u largohet dy vendeve të fundit dhe ëndërron pjesëmarrjen historike në fazën finale të një aktiviteti madhor.
e. kodheli