E Diel, 1 Nëntor 2026

“Suedia mbështet Shqipërinë për integrimin Europian”

16-11-2012 / Gazeta 55

Flet Ambasadori Suedez në Tiranë Patric Swensson

Ambasadori suedez, Patric Swensson, gjatë një vizite qe zhvilloi sot ne qytetin e Shkodrës, deklaroi se, “Suedia është e gatshme të ndihmojmë Shqipërinë në procesin integrues. Ne si shtet jemi pro zgjerimit të Bashkimit Europian dhe këtë e kemi thënë edhe më pare”, u shpreh ambasadori suedez, Patric Swensson, gjatë një takimi që zhvilloi me kryetarin e bashkisë se Shkodrës, Lorenc Luka. 
Ambasadës suedez pasi foli për punën e mirë të bërë gjatë kësaj periudhe në plotësimin e rekomandimeve të dhëna nga Bashkimi Europian, theksoi se, “shohim që shumë kushte janë përmbushur, edhe institucionet vendore kanë bërë një punë te mirë.  Ne do të vijojmë të japim ndihmën tone në shumë fusha të jetës”.
Kryetari i Bashkisë, Lorenc Luka, tha se me rëndësi për vendin në këto momente është rruga e integrimit dhe për ketë është bërë një punë e madhe.
Në takim u fol edhe për arritjen e një marrëveshjeje për projekte të zhvillimit rajonal të Shkodrës, financimi i të cilave është marrë përsipër nga ana e shtetit suedez.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›