E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fier, makina përplas për vdekje 70 vjecarin

Një aksident i ka marrë jetën një 70 vjecari mbrëmjen e djeshme. Në tentativë për të kaluar në anën tjetër të rrugës, i moshuari është përplasur nga një makinë me shpejtësi duke e lënë të vdekur në vend. 

FIER- Një 70-vjecar ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti në aksin rrugor Fier-Patos. Viktima Rushan Rushani po kalonte në anën tjetër të rrugës teksa është përplasur nga një makinë.Aksidenti ka ndodhur mbrëmjen e djeshme rreth orës 21: 30.
70-vjecari banor i fshatit Portëz po kthehej nga kullotat. Në momentin që tentoi të kalonte rrugën është përplasur nga një mjet, duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme.
Sipas hetimeve të para mësohet se shkaku i aksidentit ka qënë mungesa e sinjalistikës dhe ndricimit në rrugë. (e.n/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›