Suedia mbeshtet integrimin

E marte 08 Maj 2012 1621
Ministri i Jashtem Edmond Haxhinasto Suedia mbeshtet integrimin e Shqiperise ne Bashkimin Europian. Garancia i eshte dhene zv/kryeministrit dhe ministrit tone te Jashtem Edmond Haxhinasto gjate vizites ne Stokholm nga homologu i tij suedez. Ne takimin me Haxhinaston ministri Carl Bildt tha se si mbeshtetese e perhershme e zgjerimit Suedia deshiron qe te shohe te gjitha vendet e Ballkanit perendimor brenda BE-se.
Bashkepunimi ne fushen energjetike te shkembimeve tregtare dhe te turizmit ishin gjithashtu ne fokus te bisedimeve dy paleshe. Situata ne Kosove dhe e ardhmja e perbashket ne Bashkimin Europian e Prishtines dhe Beogradit ishin gjithashtu teme e bisedimeve. Haxhinasto mori mbeshtetje per integrimin e vendit edhe nga kryeparlamentari suedez Per Vesterberg. Vesterberg theksoi ne takimin me kryediplomatin tone se ne kuader te integrimit per per parlamentaret suedeze eshte e rendesishme qe gjykatat shqiptare te jene te pavarura dhe te vazhdoje te luftohet korrupsioni. Haxhinasto u takua ne Suedi edhe me ministren e Tregtise Eva Bjorling.
Komente
Facebook