Vriten pesë kryengritës kurdë në Turqi

Vriten 5 kurd në Turqi
Pesë kryengritës kurdë janë vrarë sot në Turqi në përleshje me forcat e sigurisë turke në pjesën juglindore të vendit, të banuar me popullatë me shumicë kurde.
Agjencia e lajmeve Anatolia ka njoftuar se pesë luftëtarë të Partisë Punëtore të Kurdistanit (PPK), dy prej tyre femra, janë vrarë në qytetin Tatvan të provincës Bitlis.
Ky incident ndodhi një ditë pasi nga përleshjet e ngjashme në provincën e afërt Sirt, u vranë dy kryengritës.
Partia Punëtore e Kurdistanit gjendet në listën e organizatave terroriste në Turqi dhe në Shtetet e Bashkuara.
Luftëtarët e kësaj partie i kanë marrë armët në dorë në vitin 1984, në pjesën juglindore të Turqisë, duke shkaktuar konflikt, nga i cili kanë humbur jetën rreth 45 mijë njerëz. /Evropa e lire/
Pergatiti: E.L