E Diel, 1 Nëntor 2026

Vidhet teli, fshati turistik pa energji elektrike

Shtyllë e energjisë elektrike

Vjedhja e telave elektrikë të 21 shtyllave ka lënë në errësirë fshatin Bogë të komunës Shkrel në rrethin e Malësisë së Madhe. Prej një jave, banorë të këtij fshati, i cili njihet dhe si fshat turistik, janë në errësirë. Sipas banorëve, edhe herë të tjera ka ndodhur që të vidhet teli përcjellës i shtyllave të energjisë elektrike por këtë here vjedhja ka qenë e njëkohshme duke lënë në errësirë gjithë fshatin.

Burime të policisë theksojnë se po bëhen hetime lidhur me këtë, ndërsa dyshohet se vjedhja e telave është bërë për ti shitur ato për skrap. Banorët shprehen se kanë vënë në dijeni pushtetin vendor dhe Cez-in por deri tani nuk është bërë asgjë ndërsa ato vazhdojnë të jenë në errësirë. /A.Dushi/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›