E Diel, 1 Nëntor 2026

Suedia shënon fitore 2:0 ndaj Greqisë

Skuadra e Suedisë në ndeshjen e djeshme kundër kampionit aktual Greqisë arriti të shënojë fitore të merituar.Aktori kryesorë i ndeshjes, shtatlarti Zlatan Ibrahimoviç pas disa goditjeve rradhazi arriti që të shënoj në minutën e 67.Ndërkaq pas pak minutave pasoi edhe goli i dytë nga Peter Hanson për të mbyllur rezultatin 2:0. Në ndeshjen e sontme skuadra nordike dominoi gjatë gjithë lojës duke rrezikuar disa herë portën e skuadrës Greke. Me këtë fitore Suedia ka marrë vendin e dytë në grupin D të Euro 2008.

Greqia: Gekas, Haristeas, Amanatidis, Kacuranis, Basinas, Karagunis, Seitaridis, Kirgijakos, Delas, Torosidis, Nikopolidis

Suedia: Ibrahimoviç, Larson, Vilhemson, Larson, Svenson, Linderot, Nilson, Aleksandros, Melbert, Halson, Isakson.  

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›