E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mos me prekni me dore

Pasagjeret e zemeruar te SHBA kane nje hero te ri ai quhet John Tyner. Ai refuzoi ne fundjave 13-14.11. ne aeroportin e San Diegos te hynte ne skanerin e trupit dhe pastaj qe ne vend te kesaj te kontrollohej ne trup.

Dialogu i pasagjerit John Tyner me kontrolloren e sigurise te cilen ai e regjistroi ne celular nderkohe eshte kthyer ne hit ne internet Une nuk e kuptoj pse duhet ta lejoj te me ngacmoni seksualisht per te pasur mundesi qe te fluturoj me avion - thote Tyner. - Ky nuk eshte ngacmim seksual- vjen pergjigjja. Do te ishte i tille po te mos punonit per qeverine - thote Tyner. Aty poshte mua mund te me prekin vetem gruaja ime dhe ndoshta mjeku im.

John Tyneri shqiptoi ato fjale qe do tu pelqente ti thoshin te gjithe amerikanet te cilet i quajne kontrollet e reja te sigurise ne aeroportet e SHBA krejtesisht te teperta dhe prekjen si nderhyrje ne sferen private. Zemerimi ne te gjithe vendin eshte kaq i madh sa ministrja per Mbrojtjen e Atdheut Janet Napolitano u ndie e detyruar qe ti mbroje publikisht masat e reja te sigurise

Kete ne nuk e bejme se kemi qejf por sepse duam te mbajme jashte avioneve pudra te rrezikshme substanca xhelatinoze dhe lengje - tha ajo dhe u perpoq qe ti qetesonte kritiket ne jemi te hapur dhe do te ndermarrim po qe e nevojshme ndryshime. Shoqatave te pasagjereve kjo nuk u mjafton ata bejne thirrje per protesta

Ne 24 nentor nje dite para Thanksgiving dhe njeres nga ditet me me shume udhetime ne vit ata duan ta demonstrojne pushtetin e tyre. Pasagjeret do ti refuzojne skanerat trupore dhe ne vend te kesaj do te kerkojne qe te preken ne nje dhome te vecuar ne prani te nje deshmitari. Ideja qe fshihet pas kesaj koha e nevojshme shtese qe do te duhet do ta bllokoje te gjithe sistemin dhe do ti detyroje autoritetet te bejne ndryshime.

Krahas ceshtjes nese skaneret trupore depertojne ne nje menyre te palejueshme ne sferen private kritiket kane edhe nje shqetesim tjeter nje rrezikim te mundshem te shendetit. Disa sindikata pilotesh u kerkuan javen e kaluar anetareve te tyre qe tu shmangeshin skanereve sepse ata mund te transmetojne doza te rrezikshme rrezatimi. Nderkohe ne debat eshte perfshire edhe ish-piloti me i shquar i SHBA Sully Sullenberger burri qe arriti te ule ne janar 2009 pa e shkaterruar nje avion pasagjeresh ne lumin Hudson te Nju-Jorkut

Ne pilotet u ekspozohemi rrezatimeve shume me teper sesa qytetaret normale dhe prandaj duhet ti shmangemi cdo doze tjeter sado e vogel qofte ajo - i tha Sullenbergeri CNN-it. Ministrja per Mbrojtjen e Atdheut Napolitano e hedh poshte kete argument per pasagjeret dhe per pilotet Rrezatimi prej skanereve trupore eshte kaq i vogel sa eshte thuajse i pamatshem thote Napolitano. Njeriu ndodhet i ekspozuar te nje skaner ndaj se njejtes sasi rrezatimi perballe se ciles ndodhet ne kohen kur fluturon 2 minuta me avion. Por ky mendim nuk mbeshtetet nga te gjithe shkencetaret. Keshtu per shembull ne maj shkencetare nga Kalifornia i shkruan Shtepise se Bardhe dhe e paralajmeruan qe skaneret trupore mund ta rrisin para se gjithash tek te moshuarit grate shtatzena dhe njerezit me sistem imuniteti te dobet rrezikun e kancerit dhe te problemeve te tjera shendetesore.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›