E Shtunë, 31 Tetor 2026

Derisa Edi Rama te shperfille institucionet nuk ka transparence

18-11-2010 / Redaksionale

Tendenca e kryetarit te Partise Socialiste per te qene nje politikan anti-institucional konfirmohet edhe nje here tjeter teksa perserit oferten e opozites per zgjidhjen e ngercit politik ne konferenca per shtyp dhe jo ne dialog institucional. Kryeministri Berisha ka plotesisht te drejte kur e fton kryetarin e PS te dorezoje ne parlament oferten dhe propozimet e tij per zgjidhjen e ngercit politik. Askush ne redaksite e mediave eshte ne dijeni per kete oferte te re te socialisteve. Per aq sa dime ne rruge jo zyrtare Edi Rama ka thene shqip se nuk do hetim per fletet e votimit po per materialet zgjedhore. Komisioni hetimor parlamentar per transparencen zgjedhore sigurisht qe do ta kete te kufizuar marrjen ne shqyrtim te te gjitha materialeve perberesve te teresise zgjedhore. Padyshim oferta e re duhet te sqaroje zbatimin e menjehershem i nenit 178 pika 6 te kodit zgjedhor qe parashikon djegien e fleteve te votimit sapo materialet zgjedhore shkojne ne Arkivin Qendror te Shtetit dhe prej andej komisioni hetimor parlamentar ka te drejte ti marre.
Per propagande ditore lideri i opozites u shpreh ne konferencen e djeshme se Oferta jone e re eshte e vetmja shprese per te dale nga kriza duke bere transparencen e zgjedhjeve ndonese kjo oferte e re nga ajo e 14 shtatorit 2009 ose shtatorit 2010 nuk eshte protokolluar ende ne Kuvend. Nese flasim per seriozitet dhe per transparence sipas ligjit se paku iteri i konsensusit duhet te certifikohet ne syte e perfaqesuesve te popullit dhe jo me dy flete A4 te shkruar keq edhe pse shqip.
Padyshim ri-aktualizimi i Transparences zgjedhore vjen direkt ose si pasoje e vendimit te BE-se per te shtyre per vitin tjeter marrjen e vendimit per statusin-kandidat te Shqiperise. Situata politike ne vend ka ndikuar ne shtyrjen e hapjes se negociatave pasi opozita ka refuzuar kategorish te njohe legjitimitetin e qeverise Berisha. Ngerci politik ishte ne qender te analizes dhe rekomandimet per ta zgjidhur ishin pika kryesore. Ndonese prapa nuk mbetej pergjegjesia e presidentit Topi qe sipas raportit te BE-se presidenca nuk ka qene ne gjendje te permbushe rolin e tij kushtetues si garant i konsensusit promovues i dialogut dhe i kompromisit te paleve. Dhe se roli i tij ka qene i kufizuar.
Afermendsh Komisioni Europian dhe kryezyrtari i saj Z. Stefan Fule ka qene shume i kujdesshem ne gjuhen e perdorur. Raporti i BE-se spermban fjalen refuzim te statusit kandidat. Pavaresisht dy notave negative dhe rekomandimeve ne ca fusha perfundon me shpresen e thene se Komisioni eshte i gatshem ti rekomandoje Keshillit hapjen e negociatave per anetaresim me Shqiperine sapo te jene permbushur kushtet. Fakti se statusi iu dha Malit te Zi dhe jo Shqiperise mund te perfytyrohet si shenje jo e mire per vendin. Porse Komisioni beri kete diferencim te perkohshem. Negociatat me Malin e Zi nuk u hapen dhe Komisioni dha te nenkuptohej se hapja e negociatave do te filloje bashke me Shqiperine ne fund te vitit tjeter ne rast se ngerci politik do te jete zgjidhur dhe sugjerimet e theksuara ne raport do te jene te faktuara.
Per mospermbushjen e kritereve politike shtyrja e marrjes se statusit-kandidat Edi Rama tentoi nepermjet baterise se tij mediatike tia faturonte qeverise Berisha ndonese sipas Z. Fule te dyja palet politike jane pergjegjese per ngercin e krijuar politik. Padyshim kur per plotesimin e kritereve duhej vetem permbushje e kritereve teknike nga qeveria ne i morem vizat ndersa per plotesimin e statusit kandidat kritere politike kerkohen edhe nga opozita dhe ne ketu nuk jemi te suksesshem.
Ne perfundim pavaresisht ofertes se re te opozites eshte nje lodhje te tmerrshme per shumicen e shqiptareve qe opozita kryesohet ende nga Edi Rama nje politikan i stresuar dhe me nje profilit te ulet moral e institucional. Gjithsesi inflacioni i kutive po shkakton kosto te madhe ne humbjen e kohes per reformat. Prandaj Rama kerkon ti largohet kauzes se kutise sepse ajo mund te behet si vrima e zeze qe thith energjite e opozites dhe i largohet problemeve te qytetareve dhe njerezve ne nevoje.

...

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›