E Diel, 1 Nëntor 2026

Suficiti tregtar i Zvicrës arrin shifra rekorde

Cyrih, 20 gusht – Suficiti tregtar i Zvicrës, në korrik të këtij viti, ka arritur rekordin historik prej 2.89 miliardë franga (2.15 miliardë euro).

Rritja është shënuar falë, para se gjithash, rritjes së kërkesës për prodhimet e këtij vendi në botë, ka njoftuar Zyra zvicerane e Statistikave.

Eksportet zvicerane muajin e kaluar, krahasuar me korrikun e vitit 2009, janë rritur për 2.2 %, në 16.78 miliardë franga.

Frangu zviceran, të cilin investitorët e konsiderojnë “të sigurt”, për gjashtë muajt e parë të këtij viti është forcuar përkundrejt euros për 10 %. Megjithatë, ngjallë frikë nga rënia e eksporteve në eurozonë, që është partneri më i madh tregtar i këtij vendi, theksojnë analistët.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›