E Shtunë, 31 Tetor 2026

KE kërkon miratimin e këstit të dytë të kredisë për Greqinë

Bruksel, 20 gusht – Komisioni Evropian (KE) i ka bërë thirrje vendeve të eurozonës që të miratojnë këstin e dytë të kredisë së Greqisë, pasi që Athina “me sanimin e shquar të buxhetit” ka plotësuar të gjitha kushtet e nevojshme.

Brukseli “pret nga vendet anëtare të eurozonës që të miratojnë këstin e dytë dhe të fillojnë me pagesën”, thuhet në njoftim.

Kësti i parë i kredisë prej 20 miliardë euro tashmë është paguar, ndërsa kësti i dytë kap vlerën  9 miliardë eurove, ka raportuar AP.

Vendet e eurozonës dhe FMN-së janë pajtuar në fillim të majit, që t’i japin Greqisë ndihmë prej 110 miliardë euro për zgjidhjen e problemeve ekonomike. Nga kjo shumë, vendet e eurozonës kanë siguruar 80 miliardë, ndërsa pjesën tjetër e ka siguruar FMN-ja.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›