E Diel, 1 Nëntor 2026

Aktivitet multietnik kundër punës së fëmijëve

Dhjetëra fëmijë prej moshës 14 deri në 17 vjeç të të gjitha komuniteteve që jetojnë në Mitrovicë, kanë zhvilluar të mërkurën mbi urën kryesore të Ibrit aktivitete të ndryshme vetëdijësuese për qytetarët, me rastin e Ditës ndërkombëtare kundër punës së rëndë të fëmijëve.

Ata bartnin mbishkrime që kanë të bëjnë kryesisht me të drejtat e fëmijëve, pastaj pikturuan figura të ndryshme, ndërsa zhvilluan edhe lojëra të ndryshme sportive.

Ivo Xhokiq, përfaqësues i organizatës joqeveritare ‘Me dorë në zemër’ në Mitrovicë, njëherësh organizatore e këtij aktiviteti multietnik, ka thënë se qëllimi i këtij organizimi është parandalimi i punës së rëndë nga ana e fëmijëve.

Ndryshe, në këtë aktivitet, përveç qytetarëve ishin të pranishëm edhe përfaqësues të institucioneve, shoqërisë civile etj./Indeksonline

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›