Ku je oponence buxheti

Jane 3.6 miliarde euro shpenzime per qytetaret dhe ekonomine qe jepen ne buxhetin e shtetit te vitit 2010. Pervec seances se djeshme maratone te Parlamentit ku shumica e anetareve te tij qe folen nuk jane ekonomiste asnje debat i hapur neper mediat e vendit me pjesemarrjen e dhjetera e dhjetera ekonomisteve shume te zote te Shqiperise. Mirepo eshte pikerisht rasti per te gjithe ekonomistet e ndershem te vendit te thone fjalen e tyre. Te shpjegojne perse shperndahen ne menyren si shperndahen keto para kolosale dhe te japin sugjerime si do te ishte me mire qe te shperndaheshin. Shume ekonomiste te sprovuar ka dhe ne radhet e opozites. Por keto dite ata i kane hipur kalit kic. I qajne hallin kaloresit pse i varen kembet. Te gjithe oponencen e tyre e kane perqendruar tek borxhi publik tek fakti qe eshte rritur shume dhe tek ajo qe qeveria po ben shume pak per ta ulur. Nuk po pyet rekomandimet e Fondit Monetar Nderkombetar. Ne te vertete edhe pse ne nivele shqetesuese borxhi yne publik eshte i shendetshem. Ne 60 per qind te tij eshte ne leke ne monedhen kombetare. Si te thuash qeveria ua ka kete borxh qytetareve te vet te cilet nuk kane asnje interes ta demaskojne shtetin e tyre qe u mban parate e tyre. Prandaj dhe keshtu si eshte ne nivelin 59.5 per qind ky borxh publik mund te rritet pa problem edhe me nje ose dy per qind te tjera. Ne praktike 90 apo 180 milione euro me shume. Oponenca e vertete ndaj buxhetit do te kishte qene pikerisht qe ky buxhet te ishte edhe me guximtar nga sa eshte te kerkonte edhe me shume. Se nuk po guxon pak. Eumlshte i vetmi buxhet publik ne rajon qe rritet me 10 per qind per vitin tjeter. Buxheti i ekonomise tjeter me pozitive ne Ballkan ulet me 2 per qind. Ekonomite e tjera i ulin buxhetet e shtetit edhe me shume. Vendet e BE-se pesojne ulje drastike te buxheteve te tyre per vitin 2011 nga 4 ne 22 per qind. Eumlshte nder te paktat buxhete publike ne bote qe garanton rritje te pagave te buxhetoreve dhe te pensionisteve ne shkalle vendi. Eumlshte nje buxhet qe ul shpenzimet operative duke rritur vetem ato kapitale per infrastrukturen ne ekonomi. Jepen 360 milione euro per rruget ne buxhetin e shtetit 2011. Eumlshte nje buxhet qe rrit te ardhurat me gati 9 per qind pa rritur taksat e shtetit madje duke ulur dy prej tyre TVSH-ne per barnat mjekesore dhe tatimin mbi te ardhurat personale ne rastet e shpenzimeve te zbritshme. Eumlshte buxhet qe po ben edhe pa ndihmen e buxheteve te qeverive vendore te cilat paraqiten shume parazite per sa i perket vjeljes se te ardhurave. Eumlshte nje buxhet qe bazohet ne shendetin e rimarre plotesisht te sipermarrjes private te vendit. Ne nente muajt e pare te ketij viti kjo sipermarrje eksportoi mallra dhe sherbime 61 per qind me shume sesa viti 2009. Le te mos harrojme ne vitin 2009 dora e shtetit ndihma e parase publike per ekonomine ishte ne kulmin e vet. Por per shkak te krizes ekonomia jone u rrit vetem 3.3 per qind. Kete vit pa rreth 190 milione euro shkurtime ne investimet publike ekonomia mund te rritet edhe 4 per qind. Krejtesisht po ecen perpara nga motoret e ndezur te sipermarrjes private. Nga investimet e huaja qe vetem per gjashtemujorin e pare te ketij viti ishin 15 per qind me te larta se e njejta periudhe e vitit te kaluar. Ky buxhet eshte i sigurt dhe i bazuar. Kete nuk e luan topi. Por mund te guxonte me shume te merrte borxh ca me teper dhe te qendronte me prane qytetarit. Ende bie ere rruge dhe mire ben. Por duhet te bjere ere edhe baxho fshati apo pajisje te blera te nje sipermarrjeje te vogel eksportuese. Jane 50 mije fermere aktive qe kane nevoje per kredi te buta te subvencionuara nga shteti si dhe me qindra e mijera eksportues te vegjel reale dhe potenciale. Jane 4 mije sipermarrje qe japin e marrin ne turizem dhe qe duan nje ndihme te menjehershme te cilet edhe me shtimin 60 per qind ne buxhetin 2011 te fondeve per turizmin nuk eshte se po ndihmohen realisht. Per te gjitha keto mund te duhej ai 2-perqindeshi me shume i rritjes se borxhit publik ata 190 milione euro. Kjo do te ishte oponenca qe shkon ne dobi te qytetarit shqiptar. Por qe per fat te keq opozita shqiptare nuk mendoi ta vinte ne perdorim.