E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sukaj rikthehet si hero ne Shkoder

Rikthehet Xhavahir Sukaj, me nje triplete. Sulmuesi vlonjat shenoi tre gola perballe Beses se Kavajes, duke permbysur shifrat e pjeses se pare. Ne 45 minuta shenoi i pati Bledar Mancaku, duke kaluar ne epersi Besen e Kavajes. Pas golit te kavajasve, pozitat e Vllaznise, qe kishte humbur dy ndeshjet e fundit, u veshtiresuan ndjeshem. Megjithate, kryesuesit e kampionatit gjeten forca dhe munden te permbysnin rezultatin, madje me nje rezultat te thelle. Ne "Loro Borici", lojtari qe i dha fitoren Vllaznise quhej Xhevahir Sukaj. Ish-lojtari i kuqebluve dhe sulmuesi me i dalluar i sezonit te kaluar eshte rikthyer serish ne Shkoder, si nje perforcim i Vllaznise. Ne ndeshjen e dyte te ketij sezoni ai shenojne tre gola. I grumbulluar ne miqesoren e fundit me Azerbajxhanin, Sukaj nuk pati mundesi te tregonte veten, pasi u aktivizua shume pak ne pjesen e dyte. Por as ne Turqi, ku luajti me Hacetepen nuk shfaqi asgje nga vlerat e tij te verteta. Duhej te kthehej ne Shkoder dhe te shenonte menjehere plot tre gola. Lajmi i eshte percjelle menjehere trajnerit te kombetares, qe ne nje konference shtypi, te cilen do ta mbaje gjate dites se neserme, veshtire se do te shperfille emrin e tij, per ta perfshire ne listen anti-Malte.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›