Vrapi dhe Dede munden ne prani te Ari Han
Endri Vrapi dhe Nevil Dede, ne sy te trajneri te kombetares sone, Ari Han nuk kane bere asgje per te ndalur sulmin e Lushnjes. Klodian Arbri shenoi te vetmin gol ndaj miqve, ne nje ndeshje qe eshte ndjekur nga trajneri kuqezi. Ari Han mberriti nje nate me pare, ne nje vizite te paralajmeruar perpara ndeshjes se peste te eliminatoreve te kampionatit boteror, "Afrika e jugut 2010". Ne ndeshjen e djeshme, Elbasani, ne radhet e te cilit luan Vrapi, kontingjent i kombetares ndersa Dede njihet si nje ish, por nuk eshte thirrur ne ndeshjet e fundit, eshte mundur nga ekipi i vendit te fundit. Trajneri Ari Han e vezhgoi nga tribuna kete takim dhe nuk beri komente ne lidhje me ndonje lojtar te vecante. Nderkaq, per ndeshjen e radhes ndaj Maltes, njeshi i stolit kuqezi do te flase gjate dites se neserme. Sot, trajneri i kombetares sone do te vezhgoje edhe ndeshjen tjeter te prapambetur Tirana-Shkumbini. Se bashku me ndihmesin e tij Subier, trajneri Han do te kete ne leter shenimet e te gjithe lojtareve kandidate, per ne kombetare. Nisur nga disa demtime dhe probleme te fundit te lojtareve te kombetares qe luajne jashte, trajneri i bankines kuqezi do te afroje te tjere nga kampionati yne.