E Diel, 1 Nëntor 2026

Femijet te shkurter dhe obeze per shkak te kequshqyerjes

/ /

Me gjithe permiresimet ne dekaden e fundit femijet shqiptare nuk kane raporte fort te mira me te ushqyerin shendetshem. Shifrat flasin per dy problematika mjaft te mprehta. Nga njera ane kemi femije me te shkurter se mesatarja dhe nen peshe nga ana tjeter kemi semundjen e mireqenies obezitetin. Nga te dhenat e studimit demografik shendetesor 1 ne 6 femije nen moshen 5 vjec eshte me i shkurter se mesatarja ndersa 6 e tyre jane nen peshe. Femijet qe jetojne ne familje me indeksin me te ulet te pasurise kane dy here me teper gjasa te jene te shkurter sesa ata me indeksin me te larte te ekonomise. Studimi tregon se prapambetja ne gjatesi tregon kequshqyerjen kronike dhe eshte me e zakonshme ne zonat malore deri ne 28 per qind sesa ne Tirane e qytete dhe ne zonat qendrore e bregdetare me 18 per qind. Femijet me indeksin me te ulet te pasurise kane dy here me teper gjasa te jene te shkurter 13 per qind sesa ata te indeksit me te larte te ekonomise thone specialistet e Institutit te Shendetit Publik. Sipas tyre zhvillimi fizik dhe mendor i femijes eshte i lidhur ngushtesisht me ushqyerjen qe i behet atij sidomos ne muajt e pare te jetes. Ushqyerja eshte e lidhur ngushte me gjendjen shendetesore dhe mirerritjen e femijes po keshtu me vdekshmerine foshnjore si nje perfundim fatkeq ne raste te vecanta por qe nuk eshte arsye e vetme por ka lidhje dhe me probleme qe kane te bejne me zhvillimin e femijes fizik dhe psiqik thone specialistet. Ata theksojne se nenpesha nuk eshte i vetmi problem per femijet pasi edhe e kunderta e nenpeshes obeziteti eshte alarmant dhe se kjo e fundit lidhet me kequshqyerjen. Nga ana tjeter barra e dyfishte e kequshqyerjes behet e qarte nga prania e mbipeshes ne 22 per qind e femijeve nen moshen 5 vjec thuhet ne studimin demografik. Nga sa pohojne mjeket pediater obeziteti ka pasoja shpeshhere edhe me te renda se te ushqyerit pak. Ata keshillojne qe prinderit te tregojne kujdes pasi jo gjithmone sasia ka lidhje me cilesine e mbi te gjitha kur behet fjale per tu siguruar femijeve nje jete te shendetshme.

ZIRINA LLAMBRO

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›